Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u ndalua të hyjë sot në Kosovë.
Kjo zyrë thotë se atij iu ndalua hyrja pa ndonjë shpjegim.
“Në cilësinë e ndihmësit të drejtorit të Zyrës, i ngarkuar me mbrojtjen ligjore, mbështetjen për vetëqeverisjen lokale dhe çështjet pronësore dhe juridike, Popoviq u ndalua të hyjë në pikëkalimin administrativ të Jarinjes”, thuhet në njoftim.
Siç theksohet, ishte planifikuar që Popoviq ta vizitonte Mitrovicën e Veriut.
“Anëtarët e Policisë së Kosovës ndaluan Popoviqin në pikëkalim dhe e informuan atë pas gjysmë ore se nuk është lejuar të hynte në Kosovë. Zyra për Kosovë tregon se të mërkurën ka një shkelje të re të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe është e qartë se kjo po bëhet për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, fushata anti-serbe e institucioneve të përkohshme në Prishtinë është intensifikuar, por kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë një justifikim për shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.
Tutje, thuhet se për këtë, Serbia se do t’i informojë ndërmjetësuesit në dialog.
Kohët e fundit, Kosova i ka shtuar ndalesat për vizitat e zyrtarëve serbë.