Policia identifikon tre të dyshuar pas shpërthimit në Prizren

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Sot në tregun e kafshëve në Prizren ka ndodhur një shpërthim ku janë lënduar nëntë persona.

Policia ka arritur t’i identifikojë tre të dyshuar për këtë rast, të cilët janë tashmë në kërkim.

“Nga informatat e para  është kuptuar se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore.   Të gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit”, ka thënë për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.  Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë”.

“Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”.

Të ngjashme