Policia izraelite ka njoftuar se gjatë hetimit të saj ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuzat për ryshfet dhe mashtrim ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu, transmeton Klan Kosova.
Akuzat do të ngrihen edhe ndaj gruas së kryeministrit izraelit, e cila duket e implikuar në këtë çështje, që është edhe rasti i tretë i korrupsionit i udhëheqësit Netanyahu.
Autoritetet pretendojnë se Netanjahu dha favore rregullatore ndaj “Bezeq Telecom Israel”, në këmbim të mbulimit më pozitiv të tij dhe gruas së tij në një faqe interneti të lajmeve, në pronësi të kompanisë.
Netanyahu mohon çdo akuzë për këtë rast, por tashmë duket se do të përballet me akuzat e policisë së vendit, që pritet të dorëzojë padinë së shpejti në gjykatë.