Policia jep detaje për aksidentin në Fushë-Kosovë, katër persona të lënduar

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në kyçje të autostradës Bresje në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot, në orët e mengjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, u shpreh Kelani.

Tutje, ajo njoftoi se njësitet relevante policore janë marrë me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme