Policia jep detaje për konfliktin në QNR mes vëzhguesit të Nismës dhe VV-së

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Pretendimeve të Nismës për një sulm fizik nga anëtarët e Vetëvendosjes në QNR, i është përgjigjur sot Policia e Kosovës.

Ata përmes raportit 24 orësh kanë dhënë detaje për atë se çka ndodhi në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë.

Në Polici është raportuar se pas një konflikti verbal mes dy të dyshuarve të gjinisë mashkullore, të dy ata janë larguar nga QNR.

Me rast janë marr njësitë relevante policore ,viktima është intervistuar, kurse i dyshuari ende nuk është hasur nga policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe viktima mashkull K/Shqiptar pas një konflikti verbal janë larguar nga QNR. Me rast janë marr njësitë relevante policore ,viktima është intervistuar, kurse i dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”. njofton Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme