Sot gjatë ditës ka pasur një sulm kibernetik në Ministrinë e Financave, respektivisht në Departamentin e Tatimeve.
Sulmin e ka konfirmuar edhe vet kreu i kësaj ministrie.
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se është një sulm diçka, por që nuk e ka dëmtuar sistemin.
“Ka pasur tentim sulm, tashmë jemi duke u marrë me atë çështje që të rregullohet” ka thënë Krasniqi
Lidhur me këtë kanë folur edhe nga Polica e Kosovës.
“Sot eshte raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialisteve te policise per hetimin e krimeve te tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.