Sot rreth ores 00:45 minuta ka ndodhur një shpërthim para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se sot në mëngjes është bërë vendshiqimi dhe se bëhet fjalë për një granatë dore të tipit M75.
“Ka ndodhur një sulm 45 minuta pas mesnatës, për shpërthimin në fjalë janë njoftuar autoritet përkatëse. Nuk ka të lënduar dhe as dëme anësore. Gjatë mëngjesit e kemi bërë vendshiqimin, kontrollimin e mjeteve. Bëhet fjalë për një granatë dore tipi M75. Deri më tani nuk kemi persona të dyshimte”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se deri më tash nuk kanë të dyshuar, porse për rastin në fjalë hetimet janë duke vazhduar. (Indeksonline)