Një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar në një autobus në Prishtinë në rrugën “Agim Ramadani”.
Sipas Policisë, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa që i dyshuari është arrestuar.
“Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë 18.11.2020-17:10. Raportohet se në autobus viktima m/k i mitur është therur me thikë nga i dyshuari m/k po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Njësitë e hetuesisë kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.