Policia jep detaje për trupin e pajetë të 24-vjeçarit nga Lipjani

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Një javë pasi që ishte shpallur i zhdukur nga familja, është gjetur trupi i pajetë i 24-vjeçarit nga Lipjani.

Një javë pasi që ishte shpallur i zhdukur nga familja, Policia e Kosovës mbrëmë ka gjetur trupin e pajetë të 24-vjeçarit Shqipdon Alija nga fshati Gadime e Ulët e Lipjanit.

“Raportohet se me datën 21.10.2019 rreth orës 21:34 pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte raportuar se kishte dalë nga shtëpia”, ka bërë të ditur policia, shkruan lajmi.net.Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Duhet theksuar se gjatë kohës sa 24-vjeçari ishte shpallë i zhdukur, atij i kishte vdekur edhe babai.

Të ngjashme