Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e gruas që u gjuajt nga shkallët e ndërtesës në Malishevë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 09:00, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete.
Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.