Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Pejë, ishte duke vozitur traktorin

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton se me datën 11 korrik rreth orës 09:30, është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjak-Pejё.

Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore.

Policia informon se e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

Por, “me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, njofton policia.

Të ngjashme