Policia jep detaje për vdekjen e mbrëmshme në Gjakovë

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Policia ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në Gjakovë, ku një person pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë nga plagosja.

Viktima ishte gjetur nga një dëshmitar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në raportin e policisë, thuhet se pasi njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka dërguar viktimën në QKUK. Gjatë ekzaminimit në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë , një gëzhojë , tre fishekë dhe automjeti.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga një dëshmitarë rasti, është gjetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor viktima është dërguar në QKUK. Gjatë ekzaminimit në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë , një gëzhojë , tre fishek dhe automjeti. Rreth orës 20:05 viktima duke mos u përballuar plagëve ka ndërruar jetë , vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia,

Të ngjashme