Policia jep detaje për vrasjen në Lipjan

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së mërkurës në Lipjan u qëllua për vdekje një 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi në një kazino, ndërkaq policia ka dhënë detaje për rastin

Sipas raportit të policisë, punëtori i kazinosë është gjetur pa shenja jete në rrethana të panjohura, i cili është qëlluar dy herë me armë zjarri.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar nga qendra shëndetësore Lipjan”, theksohet në raport.

Ndërkaq bëhet e ditur se rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njësitet relevante policore po merren në mënyrë intensive me hetimin e rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme