Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar rreth rastit të vrasjes në tentativë në Bardhosh të Prishtinës. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:20.
“Raportohet se të dyshuar-it, nga një veturë në lëvizje lloji i të cilit ende nuk dihet, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave mashkull dhe femër kosovarë. Si pasoj e të shtënave të dy viktimat kanë pësuar lëndime (janë plagosur) dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Referuar raportit të policisë, sipas mjekut përgjegjës viktimat janë jashtë rrezikut për jetë por trajtimin e vazhdojnë në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe një predhë të kalibrit të panjohur.
Në koordinim me prokurorin e shtetin janë realizuar dy bastisje, ku është arrestuar një i dyshuar tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një revole.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.