Policia jep detaje për vrasjen në Vranjevc: Viktima është një 14-vjeçar

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Një nxënës i shkollës “Hilmi Rakovica” është therur sot për vdekje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Nxënësi R.H. 14 vjeç, është vrarë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 7.30.

Dyshohet se ai është therur me thikë.

Personali mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.

Hetuesit policorë kanë nisur hetimet për ngjarjen tragjike.

Të ngjashme