Ekonomia Online
FUNDIT

Policia jep detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Gjakovë

Policia jep detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Gjakovë

Një person ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës dje në orën 18:35. Policia e Kosovës raporton se për këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar. “Një mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri […]

Një person ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës dje në orën 18:35.

Policia e Kosovës raporton se për këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Një mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”.

“ Policia ka arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme