Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu në një banesë në Prishtinë: U evakuan banorët e ndërtesës

Prishtinë | 02 Mar 2024 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që shpërtheu në një banesë në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës.

“Rr. Shaqir Igrishta, Prishtinë 01.03.2024 – 16:16. Policia ka pranuar një informatë se një zjarr ka shpërthyer në një banesë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku është bërë evakuimi i një pjese të banorëve të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ana e zjarrfikësve. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme