Policia jep detaje si u mbyt ariu i Prizrenit

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe një ari ka ndodhur, si pasojë e një aksidenti në rrugën Vërmicë-Prishtinë, ku vetura ka goditur ariun.


Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Në autostradë, në km e tetë Vërmicë – Prishtinë, në ora 3 e 40 të mëngjesit të hershëm, një veturë ka ndeshur në një ari”, tha ai.

Tutje, Krasniqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërsa ariu ka ngordhur menjëherë.

“Si pasojë tre persona që gjendeshin në veturë kanë pësuar lëndime, po ashtu ariu ka ngordhur si pasojë e aksidentit”, shtoi ai.

Ndryshe, ende nuk dihet se a bëhet fjalë për ariun që kohë më parë shkaktoi probleme në disa zona të Prizrenit, por që aksidenti ka ndodhur aty në afërsi.

Të ngjashme