Policia jep detaje të mëtejshme për 37-vjeçaren që u gjet pa shenja jete në Prishtinë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një grua është gjetur e vdekur pasditen e së mërkurës në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se trupi i pajetë i së ndjerës është dërguar për obduksion dhe rasti është nën hetim.

“Prishtinë 02.03.2022 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte hasur e shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme