Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të martën në fshatin Bardh i Madh të Fushë-Kosovës.
“Vozitësi mashkull shqiptar shtetas i Anglisë me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-shqiptar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë, ndërsa vozitësi dhe pasagjeri i mitur kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.