Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Shkëlqim Xhevdet Ahmetaj.
“Shkëlqim Xhevdet Ahmetaj i lindur më 11.06.1989 në Pejë është akuzar për vperën penale “Grabitje”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.