Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

Armend (Florim) Kadrijaj i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme