Policia e Rajonit të Pejës ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bashkëpunojnë në identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje në vitet 2018-2019.
Ata gjithashtu kanë kërkuar nga mediat që t’i publikojnë fotografitë e të dyshuarit, pasi kanë marrë autorizimin e Prokurorisë Themelore të Kosovës.
“Fotot dhe videot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e ‘grabitjeve me armë’, përkatësisht nga lokalet për rreth dhe nga lokalet e grabitura”, thuhet në komunikatën e Policisë.
