Policia e Kosovës ka konfirmuar dorëzimin e njërit nga të dyshuarit lidhur me vjedhjen e parave në Thesarin e Shtetit.
Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group”, të cilit dyshohet se i janë transferuar paratë, është vetedorzuar gjatë ditës së sotme ne polici.
“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetedorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë.”, ka thënë Baki Kelani për Ekonomia Online.