Një grua është rrëmbyer mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.
Për klankosova.tv rastin e konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, posedon informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Aktualisht në koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, deklaroi Ahmeti.