Policia konfiskon 80 aparate të lojërave të fatit, mbyll 10 lokale

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 10:07 | Nga

Në bazë të planit operativ dhe me urdhëresë të gjykatës kompetente, njësitë përkatëse policore kanë kontrolluar dymbëdhjetë lokale të ndryshme në Gjilan dhe Ferizaj, në të cilat janë zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 80 aparate të lojërave të fatit, rreth 40.000 € para të gatshme, 4 shtëpiza kompjuteri, ndërsa dhjetë lokale janë mbyllur nga ana ATK-së.

Sipas policisë është intervistuar një person dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme