Policia konfiskon armatim dhe municion në Pejë

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 16:55 | Nga

Policia e Kosovës në fokus dhe prioritet ka parimin e parandalimit të dukurive negative. Qëllimi ynë është që të merren masat e nevojshme në ofrimin e një ambienti të sigurt për qytetaret e vendit, bizneset dhe shoqërinë në tërësi.

Njësitet policore në nivelin e Stacionit policor Pejë,duke përfshirë edhe dy nënstacione policore gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2017, e gjere me date 12.02.2017, nga ana e zyrtarëve policor gjatë aktiviteteve policore, janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.

Armët dhe municionet e konfiskuara janë: 21 armë dhe 140 fishekë të llojeve e kalibrave të ndryshëm. Nga këto janë 11 armë të gjata dhe 10 pistoleta.

Në koordinim me Njësitin e karabinierëve në kuadër të KFOR-it, të cilët kanë hasur në persona të dyshuar dhe lidhur me ketë menjëherë kanë njoftuar PK-në, me ç’rast është vepruar menjëherë dhe vetëm më datë 11 dhe 12 shkurt 2017 gjatë një operacioni të nevojshëm policor të cilin e kanë ndërmarrë Njësitet policore të SP Pejë të koordinuar me prokurorin e shtetit, janë realizuar bastisjet në tetë (8) lokacione, me ç’rast janë konfiskuar shtatë (7) armë të gjata,prej tyre 2 pistoleta dhe 41 fishekë të llojeve të ndryshme.

Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’, konformë Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme