Policia kontrolle në shkolla, sekuestrohen gjësende të paligjshme

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, policia thotë se janë duke vazhduar veprimet policore në fushën e parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në shkolla.

“Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente me ç’ raste gjatë kontrollimit në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli për bluarje të substancave narkotike.

Ndërsa, nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar:

Në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa në Shkollën e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, njofton policia.

Të ngjashme