Policia e Kosovës njofton se ka kontrolluar tri barnatore në Gjakovë nën dyshimin se është bërë prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore.
Sipas raportit Policisë, në rrugën “Mic Sokoli” në Gjakovë më datë 12.09.2019, në orën 11:20, njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores së të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.
Në raport thuhet se gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë më datë 12.09.2019, në orën 11:20, ku njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores e të dyshuarës femër K-Shqiptare. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë më datën 12.09.2019, në orën 11:20, njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.
Sipas Policisë, gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.