Departamenti Policisë Kufitare, ka iniciuar disa raste penale: kontrabanda me mallra, import, eksporti, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse dhe posedim i paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike.
Kontrabanda me mallra: Patrullat policore të kufirit, më 20.04.2021 rreth orës 21:30 gjatë vëzhgimit të kufirit me dylbi nate kanë vërejtur dy kuaj duke lëvizur nga Maqedonia Veriore në drejtim të Republikës se Kosovës (në drejtim të fshatit Dremjak). Patrullat policore kanë arritur t’i ndalojnë dy (2) kuaj, të ngarkuar me mallra.
“Kuajt ishin të ngarkuar me njëqind (100) kuti duhan të përpunuar (i grirë) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) thasë me duhan të përpunuar (i grirë). Sasia e duhanit të konfiskuar në këtë rast është 260 kg, sasi kjo e cila është dorëzuar në Terminalin Doganor Hani i Elezit”, thuhet në njoftim.
Gjate realizimit te urdhëresës se Kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar prova materiale (shih fotot në bashkangjitje)