Ekonomia Online
FUNDIT

Policia kufitare në veri inicion katër raste

Policia kufitare në veri inicion katër raste

Patrullat policore të policisë kufitare të rajonit të veriut, kanë vazhduar aktivitetet dhepatrullimet në brezin kufitar për të parandaluar aktivitetet e kundërligjshme dhe krimet trans-kufitare. Më 14.09.2023, njësitet policore kufitare, në fshatin Bistricë, kanë arritur të identifikojnë, tëndalojnë dhe më pas të iniciojnë e të trajtojnë katër raste: dy raste ’kalim i pa autorizuar ivendkalimeve […]

Patrullat policore të policisë kufitare të rajonit të veriut, kanë vazhduar aktivitetet dhe
patrullimet në brezin kufitar për të parandaluar aktivitetet e kundërligjshme dhe krimet trans-
kufitare.


Më 14.09.2023, njësitet policore kufitare, në fshatin Bistricë, kanë arritur të identifikojnë, të
ndalojnë dhe më pas të iniciojnë e të trajtojnë katër raste: dy raste ’kalim i pa autorizuar i
vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe dy raste ‘kontrabandim me mallra’.
Në rastin e parë: automjeti ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me drejtues N.S., mashkull,
serb/kosovar, dhe pasagjer B.R., serb/kosovar, dyshohet se në Kosovë kishin hyrë përmes
rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.


Në rastin e dytë: është ndaluar automjeti ngjyrë e kaltër me targa të Serbisë, me drejtues V. M.,
mashkull, serb/kosovar dhe pasagjer ishte S.J., serb/kosovar. Të njëjtit dyshohet se në Kosovë
ishin futur përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme.
Në rastin e tretë: është ndaluar automjeti ngjyrë e verdhe me targa të Serbisë, me drejtues D.
M., mashkull, serb/kosovar, pas kontrollit nga ana e policisë, është vërtetuar se i njëjti ishte duke
transportuar mall, të cilin dyshohet se në Kosovë e kishte futur përmes rrugëve ilegale dhe në
mënyrë të paligjshme.


Në rastin e katërt: është ndaluar traktori ngjyre e kuqe me rimorkio me drejtues F.M., mashkull,
shqiptar/kosovar. Pas kontrollit nga ana e policisë është vërtetuar se i njëjti ishte duke
transportuar mall (dru 3.90 metër kub), të cilat dyshohet se janë kontrabanduar dhe janë futur
përmes rrugëve ilegale.


Rastet janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë
Rajonale Kufitare-Veriu. Është njoftuar prokurori kompetent, rastet procedohen në procedurë të
rregullt.

Të ngjashme