Policia mban ligjërata në shkollat fillore të komunës se Prizrenit

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ka zhvilluar ligjërata në shtatë shkolla te komunës se Prizrenit dedikuar nxënësve të klasave te pesta deri të klasat e nënta.

Tema e ligjërimit ka qenë, “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të Internetit”.

“Tema e ligjëruar ka zgjuar interesim tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues, po ashtu duke parashtruar edhe pyetje qe ndërlidhen me temën. Me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera ne rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme