Policia merr dokumente nga MINT, arrestohen dy zyrtarë

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 10:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) janë arrestuar pas bastisjes nga Policia për dyshime të keqpërdorimeve të rezervave shtetërore.

Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica, raporton Ekonomia Online.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marr brenda zyrave janë larguar nga Ministria.

Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 08:00, pas bastisjes së banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit.

Ndryshe, sipas avokatit të Ridvan Muharremit, i dyshuar për aferën e vajit, është shoqëruar për intervistim në Prokurorinë Speciale.

Të ngjashme