Për festat e fund vitit Policia e Kosovës me kohë kishte të përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.
Po ashtu pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.
Gjatë periudhës së ndërrimit të viteve (2016/2017), nga aspekti policor, garantimi i sugurisë së përgjithshme, mbajtja e rendit, menaxhimi i trafikut rrugor, menaxhimi i kontrollit kufitar si dhe garantimi i levizjes së lirë, ka shkuar sipas planeve policore dhe kjo periudhë kryesisht ka qenë e qetë në gjithë territorin e Kosovës dhe nuk është raportuar ndonjë incident serioz.
Vlenë të potencohet se disa incidente janë raportuar në Policinë e Kosovës nëpër rajone të ndryshme, por që nderlidhen kryesisht me perdorimin jo adekuat të fishekzjarreve apo mjeteve tjera piroteknike dhe këto kanë rezultuar, kryesisht me lëndime trupore dhe si pasoj e tyre (fishekzjarreve) po ashtu janë shkaktuar edhe disa raste të zjarrvënieve me dëme materiale por që fatbardhësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Rastet më kryesore të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë periudhës së kaluar 24 orësh janë evidentuar në raportin ditor të policisë, por mund të ketë edhe raste tjera të cilat janë në proces për t’u kompletuar.