Policia ndalon në Kaçanik një person për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 14 Mar 2025 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Policia  e Kosovës ka ndaluar një person për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës në Kaçanik, raporton Ekonomia Online.

“Më datë 13.03.2025, rreth orës 17:00, njësia e hetimeve e stacionit policor në Kaçanik, gjatë një kontrolli të realizuar në fshatin Semajë, ka ndaluar një automjet të tipit xhip me targa vendore, i drejtuar nga personi B.Sh., 41 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu dhe gjashtë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

I dyshuari, sipas policisë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore.

Të ngjashme