Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërmarrë një aksion në Karaçevë të Kamenicës.
“Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët”.
Përveç Karaçevës aksioni po vazhdon edhe nëpër pjesë të tjera të Kosovës.