Policia në bashkëpunim me Doganën konfiskon mbi 11 kg substancë të dyshuar narkotike në Merdar

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Me datë 28.04.2019 rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e antidrogës  ka pranuar një informatë nga njësia mobile e Doganës se Kosovës, të cilët në Pikë kalimin kufitar në Merdar kishin ndaluar një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër europian.

Gjate kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valigjeve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri qanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohëje, ku në brendësi të tyre janë gjetur  (11) njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë  me peshë 11 kg e 65 gram.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e antidrogës –Prishtinë, njësia  K9 si dhe forenzika rajonale e Prishtinës e cila ka bere fotografimin, matjen dhe tërheqjen e dëshmive.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, perderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme