13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje me armë zjarri me policinë braziliane në getot e Santa Teresës në Rio de Janeiro.
Personat e vrarë nga autoritetet dyshohen të jenë pjesë e bandave të qytetit.
Konfrontimi mes tyre nisi fill pas kontrollit të forcave braziliane në zonën ku mendohej se të dyshuarit strehoheshin.
Sipas zëdhënësit të policisë Kolonel Mauros, trafikantët e vrarë qëlluan ndaj policisë me artileri të rëndë por asnje polic nuk u lëndua.
Gjatë operacionit u sekuestruan drogë, pushkë, armë dhe municione.