Policia në Ferizaj merr masa për sigurinë e nxënësve në trafik

Ferizaj | 06 Sht 2017 | 11:15 | Nga

Policia në Ferizaj thotë se fillimi i vitit të ri shkollor paraqet sfidë dhe detyrë për policinë nga pikëpamja e sigurisë të ambientit dhe objekteve shkollore. Kjo, sidomos, kur merret parasysh se për çdo vit ka fëmijë të cilët për herë të parë ballafaqohen me ambientin shkollor, por edhe me rrezikun në komunikacionin rrugor.

Lidhur me këtë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka filluar së zbatuari planin operativ “Shtatori i Sigurt”, që nënkupton marrjen e masave preventive për një siguri maksimale të fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre për në shkollë dhe anasjelltas.

PK do të dalë me plane konkrete, siç janë: patrullimet në afërsi të shkollave, intensifikimi i vizitave në objektet edukative-arsimore, kontaktet e rregullta me personelin menaxhues të drejtorive përkatëse komunale, si dhe organizimi i ligjeratave me nxënës të shkollave të të gjitha niveleve për temat nga aspekti i sigurisë dhe dukurive negative që dëmtojnë shëndetin, ligjerata për komunikacionin rrugor, për krimin e urrejtjes etj.

Gjatë zabtimit të këtij plani operativ, policia do të veprojë aty ku shkollat janë pranë rrugëve më te frekuentuara, ku levizja e nxënësve eshte më e madhe dhe do të ndermarrin masa ligjore në bazë të konceptit zero – tolerancë ndaj drejtuesve të automjeteve dhe të gjithë kundërvajtësve të tjerë që nuk i rrespektojne shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor.

DRP në Ferizaj do të rrisë numrin e patrullave, sidomos në rrugët më të frekuentuara në afërsi dhe rreth shkollave si dhe në vend kalimet përgjat rrugëve, ndërsa do të ketë prezence të shtuar të policëve të sektorit në afërsi dhe në objektet shkollore.

Në fazën e dytë të zbatimit të planit “Shtatori i SAigurt”, policia në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, me nxënësit e përzgjedhur do të rregullojnë komunikacionin rrugor në të gjitha qytetet e rajonit të Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme