Policia në “gjah” për kanabis

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 08:52 | Nga

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, në rubrikën “Policia”, u shfaq aksioni policor në një fshat të Pejës ku u arrestuan tre persona ndërsa u sekuestruan dhe u asgjësuan 16 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Më 20 qershor të këtij viti, pas disa informacioneve të policisë se në një fshat në Pejë po kultivohen bimë narkotike, policia arriti që ta zbulojë lokacionin dhe t’i arrestojë tre persona.

Në pamjet e aksionit policor shihen edhe bastisjet në shtëpitë e të dyshuarve për të cilat u dha urdhër nga gjykata kompetente e këtij rasti.

Gjatë bastisjes shihet se si policia arrin që t’i prangosë të dyshuarit të cilët dyshohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në vendin ku kultivohej kanabisi, në pamje shihet se bimët janë gati për t’u korrur ndërsa gjatësia e tyre arrinte deri në tri metra.

Njëri nga të arrestuarit kur u pyet nga policia në lidhje me këto bimë ai u përgjigj që nuk dinte asgjë lidhur me këto.

Disa nga këto bimë u morën për ekzaminim.

Ndërsa më pas 16 bimë kanabisi u asgjësuan nga zyrtarët policorë.

KALLXO.com shkroi në vazhdimësi për konfiskimet dhe asgjësimet e narkotikëve nga ana e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme