Policia në Gjakovë kontrollon autobusët nëse po respektojnë masat

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës po vazhdon me kontrollet e tyre për zbatimin dhe respektimin e masave anti-COVID, masa këto të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme policia rajonale e Gjakovës ka kontrolluar autobusët e komunës për të parë se sa qytetarët dhe vozitësit e autobusëve po respektojnë masat që janë në fuqi.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, së bashku me gjitha stacionet e DRP-së, po implementojnë planin duke u kujdesur për zbatimin dhe respektimin e masave ndaj Covid – 19”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësiti policor janë të angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga ana e qytetarëve, e sidomos në vendosjen e maskës mbrojtëse si dhe respektimin e orarit të kufizimit të lëvizjes dhe qarkullimit të qytetarëve pas orës 22:00-05:00.

Policia e Kosovës ka thënë se veprimtaria operacionale e policisë është duke u zhvilluar në të gjitha fushat, si në planin e sigurisë rrugore, si prioritet për parandalimin e pandemisë.

Të ngjashme