Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve të saja për shtim të sigurisë në trafik, gjatë majit shkurt ka shqiptuar një numër të madh të gjobave.
Sipas të dhënave gjatë muajit shkurt policia ka shqiptuar gjithsej 22.765 gjoba.
Në mesin e tyre janë edhe një numër i gjobave ku parashihet heqja e pikëve.
“Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.02.2018 deri 28.02.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet e aplikueshme”, thuhet në njoftimin e policisë.