Policia në Prizren shqipton 111 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren ka shqiptuar dje 111 gjoba për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Sipas policisë këto masa u shqiptuan ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale dhe biznese të ndryshme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme etj.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar 111 tiketa për mos respektim ta masave në bazë të ligjit anti covid-19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia në Prizren, në zbatim të masave anti covid-19

Prizren, 20 gusht 2021

Gjatë 48-orëve të kaluara, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme etj.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar 111 tiketa për mos respektim ta masave në bazë të ligjit anti covid-19.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.

Të ngjashme