Policia në punë nga 12 orë, nga janari u shqiptuan 112 mijë gjoba për mosrespektim të masave

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 12:23 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovë në mënyrë që të monitorojë zbatimin e masave anti-Covid, po punon me orar të zgjatur nga 12 orë, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai në një konferencë për medie shtoi se në fokus do të kenë inspektimin e ambienteve të mbyllura.

“Policia ka kaluar në orar 12 orësh për mbikëqyrje rigoroze të masave të vendosura nga Qeveria.

“Policia do të bëjë kontrollin e qytetarëve që janë të infektuar të qëndrojnë të vetëizoluat dhe tu vetëpërmbahen atyre”.

Sfeçla ka treguar se deri tash 74.14 për qind e policëve janë vaksinuar, raporton EO.

Tutje ai ka bërë me dije se Policia ka shqiptuar 112 mijë gjoba nga janari i këtij viti për mosrespektim të masave.

“Kemi iniciuat dy raste për falsifikim të testeve PCR”, ka shtuar ai.

Të ngjashme