Policia nis bastisje, dyshohet kundërshtarët e vaksinimit bënë plane për ta vrarë kryeministrin e Saksonisë

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia i ka bastisur disa lokacione në rajonin lindor të Saksonisë të mërkurën.

Kjo për shkak të hetimeve rreth dyshimeve se po përgatitej vrasja e kryeministrit rajonal, Michael Kretschmer, nga aktivistët kundër vaksinimit.

Aksioni u zhvillua në qytetin Dresden i patën cak anëtarët e një grupi të programit për mesazhe, Telegram, aty diskutuan planet për vrasjen e zyrtarit të lartë në lidhje me masat kufizuese kundër pandemisë, njoftoi Policia.

Grupi i quajtur “Dresden Offlinevernetzung” e mori vëmendjen e autoriteteve pas një hulumtimi të publikuar javën e kaluar nga televizioni ZDF.

Sipas këtij raportimi të televizionit gjerman anëtarët e këtij grupi në Telegram folën për vrasjen e përfaqësuesve të qeverisë së Saksonisë gjatë takimeve në Dresden.

Forcat Speciale i nisën këto bastisjes nga informatat se anëtarët e grupit në fjalë mund të kenë në pronësi armë të mprehta dhe harqe.

Landi i Saksionisë, është i dyti me shkallën më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani dhe me shkallën më të ulët të vaksinimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme