Policia njofton se çfarë u konfiskua në aksionin kundër fajdeve

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë prangosur në aksionin kundër fajdeve dhe mashtrimeve ma kartela bankare.

Gjatë operacionit në Podujevë, Vushtrri dhe Lipjan janë konfiskuar vetura e armë.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri”.

Policia thekson se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme