Policia njofton se janë mbyllur pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, pas bllokimit të rrugës nga serbët

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Pas raportimeve për tensionet e krijuara në veri te Kosovës nga serbët atje, policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar.

Në njoftimin e policisë thuhet se është mbyllur kufiri për qarkullimin e udhëtarëve dhe automjeteve në Bërnjakë dhe Jarinjë.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar 31 korrik 2022, Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak. Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Foto: Kontakt Plus

Të ngjashme