Policia njofton se Sokol Halili kishte me vete edhe një predhë

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari që u vetëvra të premten Sokol Halili kishte poseduar edhe një predhë dhe një pistoletë.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë derisa i Sokol Halili ishte në kërkim të hetuesisë nën dyshimin se të mërkurën kishte vrarë ish-bashkëshorten shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë.

Policia ka njoftuar se kishin arritur ta lokalizonin vendndodhjen e tij, duke i larguar edhe anëtarët tjerë të familjes. Mirëpo, i dyshuari nuk kishte pranuar të dorëzohej.

“I dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme