Një gjykatë norvegjezë ka kërkuar që të lirohet nga paraburgimi i dyshuari rus për spiunim. Mirëpo policia norvegjeze ka paraqitur një ankesë kundër kësaj kërkese.
Mikhail Bochkaryov, është arrestuar më 21 shator të këtij viti, në aeroportin e Oslos, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ai do të mbetet në paraburgim duke pritur një vendim nga gjykata e apelit, ka thënë avokati i tij, Hege Aakre.
Pas pjesëmarrjes në një seminar mbi digjitalizimin, Bochkaryov u akuzua nga autoritetet për spiunazh në parlamentin e Norvegjisë.
Ai ka mohuar çdo akuzë. Gjithashtu ministria e Jashtme ruse ka kërkuar që Norvegjia të heqë dorë nga “akuzat absurde” dhe ta lëshojë Bochkaryovin, të cilin e ka identifikuar si një anëtarë të stafit në parlamentin rus.
Ndërsa, prokurorët norvegjezë kanë kërkuar nga gjykata lokale që t’i zgjatet paraburgimi Bochkaryovit edhe për dy javë të tjera.