Policia nuk lejon mbajtjen e koncertit festiv në Prizren, pritej edhe paraqitja e kryetarit të komunës

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Anulohet koncerti në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit.

Sonte nga ora 18:30- 21:30 ishte paralajmëruar mbajtja e koncerit festiv të Vitit të Ri, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga Policia, e cila ka kërkuar nga organizatorët që të shpërndahen dhe se një organizim i tillë nuk lejohet për shkak të masave anti-Covid, raportojnë mediat lokale në Prizren.

Në këtë koncert ishte paraparë që të performojnë këngëtarë dhe rock bende nga Prizreni, ndërsa ishte paralajmëruar që para të pranishmëve të paraqitet edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndërkohë edhe Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme